Njoftime

Nuk nis shtëpia nga çatia…

WhatsApp Image 2026-02-18 at 8.20.44 AM
Blog

Nuk nis shtëpia nga çatia…

Nuk nis shtëpia nga çatia.
Ndoshta nuk po ju themi asgjë të re.Por ky është realiteti që hasim çdo ditë.

Në dy vitet e fundit, mbi 100 subjekte kanë shprehur interesin tek ne për të aplikuar për programet Europiane. Po sikur t’ju themi që realisht vetëm 10% e tyre janë vertetë gati?
Idetë mund të jenë shumë të mira. Megjithatë, në programe europiane financohen mesatarisht vetëm 15–25% e aplikimeve.

Diferenca nuk qëndron tek ideja. Qëndron tek struktura dhe kapacitetet institucionale.

Për të përthithur një grant europian duhet:
– organizatë e strukturuar
– kapacitet financiar i dokumentuar
– role të qarta
– sisteme funksionale menaxhimi
Sepse BE nuk financon vetëm potencialin. Financon kapacitetin.

Ndoshta pyetja nuk është: “Çfarë projekti të aplikojmë?” Por: A kemi ndërtuar themele mjaftueshëm të forta për të mbajtur çatinë?

Nëse kjo është një pyetje që ju prek, ju ftojmë në Brain Nest Academy – Grant Intelligence Program (10–12 Mars 2026), një program intensive 3-ditor i dedikuar përgatitjes reale për financime europiane.

🗓️Afati i aplikimit: 28 Shkurt 2026.
👤Pjesëmarrja është e limituar!
🔗Për tu regjistruar, plotësoni formularin: https://forms.gle/5gdQ7e9HCn5CVyB86