Rreth Nesh

BRAIN NEST INSTITUTE

Ndërtojmë gjeneratat e profesionistëve të së ardhmes!

Rreth Nesh

Brain Nest Institute është një institut profesional i specializuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian.

Qëllimi

Qëllimi i Institutit është të jetë një partner institucional i besueshëm, i njohur për cilësi, integritet dhe rezultate të matshme, duke u pozicionuar si një pikë referimi për shërbime profesionale në sigurimin e projekteve, menaxhimin e tyre dhe asistencën teknike në kuadër të Integrimit në Bashkimin Europian.

VIZIONI YNË

Vizioni i Brain Nest Institute është të jetë një institut profesional lider në zhvillimin e kapitalit njerëzor, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ofrimin e asistencës teknike për përthithjen e fondeve alternative dhe menaxhimin efektiv të projekteve zhvillimore, me një identitet të qartë europian dhe një prani në zgjerim në arenën ndërkombëtare.

MISIONI

Misioni i Brain Nest Institute është të fuqizojë individët, organizatat dhe institucionet përmes transferimit të njohurive, zhvillimit të aftësive profesionale dhe ndërtimit të qëndrueshëm të kapaciteteve, duke përmirësuar cilësinë e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të programeve dhe projekteve të financuara.