Njoftime

Takim mbi Zhvillimin Strategjik të kompanisë 2025-2027

Screenshot 2025-03-08 004352
Njoftime

Takim mbi Zhvillimin Strategjik të kompanisë 2025-2027

Ditën e Hëne, ekipi i Institutit Brain Nest u mblodh në një sesion frymëzues dhe bashkëpunues, në kuadër të Zhvillimit Strategjik të Kompanisë për periudhën
2025-2027

Pjesë e diskutimeve ishte përcaktimi i një vizioni dhe misioni të qartë të institutit, me qëllim gjithëpërfshirjen e anëtarëve të ekipit, shkëmbimin dhe rrahjen e mendimeve dhe bashkë-krijimin e një strategjie afatgjatë për t’ju përgjigjur nevojave të
klientëve dhe grupeve të cilët suportojmë. 

Misioni ynë është i qartë: të jemi një institute profesional i specializuar në trajnimin e gieneratave te reja dhe profesionistëve të rinj dhe ofrimin e shërbimeve mběshtetëse për aktorët aktiv në sektorin e menaxhimit te projekteve strategjike për një zhvillim
të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Nga diskutimi i programeve deri tek vendosja e themeleve për ndikim afatgjatë, ky takim ishte një hap |rëndësishëm në udhëtimin tonë për të kapërcyer hendekun midis arsimit formal dhe mundësive të botës reale.