A dini të lexoni një thirrje të BE-së?
Të lexosh një thirrje për aplikim nuk do të thotë ta kuptosh. Një thirrje për aplikim nuk është një njoftim. Është një dokument teknik me logjikë, strukturë dhe pritshmëri të qarta.
Brenda saj fshihen pyetje thelbësore:
•A jeni realisht subjekt i pranueshëm?
•A përputhet misioni juaj me prioritetet e programit?
•A i përmbushni kapacitetet minimale financiare dhe operacionale?
•A e kuptoni si do të vlerësohet aplikimi juaj?
Shumë subjekte fokusohen tek formulari i aplikimit, por sfida fillon shumë më herët-tek interpretimi i saktë i dokumenteve.
Një thirrje e lexuar gabim do të çojë në një projekt të ndërtuar gabim.
Prandaj në Brain Nest Academy – Grant Intelligence Program (10–12 Mars 2026), do të punojmë praktikisht mbi zbërthimin e një thirrjeje reale të BE-së, për të kuptuar si merren vendime të sakta para se të investoni kohë dhe burime.
📅 Afati i aplikimit: 28 Shkurt 2026. Pjesëmarrja është e limituar.
🔗Linku regjistrimit: https://forms.gle/5gdQ7e9HCn5CVyB86

