Pse refuzohen ide të mira projektesh?
Pse refuzohen ide të mira projektesh?
Sepse ideja e mirë nuk mjafton.
Një nga keqkuptimet më të mëdha që trajtuam gjate akademise 3 ditore Brain Nest ishte se:
“Ideja e mirë fiton financim.”
Jo domosdoshmërisht.
Donatorët nuk financojnë ide.
Ata financojnë rezultate që përmbushin objektivat e tyre.
Aplikimet dështojnë kur nuk shpjegojnë qartë:
• Pse ka rëndësi kjo për donatorin?
• Cilin objektiv mbështet?
• Çfarë rezultati konkret sjell?
Shumë aplikantë:
✔ e shpjegojnë mirë problemin
✖ por nuk lidhen me prioritetet e donatorit
📌 Përputhja me objektivin vlen më shumë se kreativiteti.

