Brain Nest Institute lançon studimin kombëtar mbi sektorin e menaxhimit të projekteve në Shqipëri
Brain Nest Institute lançon studimin kombëtar mbi sektorin e menaxhimit të projekteve në Shqipëri
Brain Nest Institute ka lançuar një studim kombëtar me teme:
“Sektori i Menaxhimit të Projekteve në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë”,
me qëllim identifikimin e sfidave, mundësive dhe kapaciteteve ekzistuese për menaxhimin e projekteve strategjike në Shqipëri.
Ky hulumtim realizohet në kontekstin e zhvillimeve të fundit në tregun e punës, rritjes së investimeve dhe projekteve strategjike, si dhe procesit të integrimit europian, i cili kërkon kapacitete të kualifikuara në menaxhimin e projekteve komplekse me karakter politik, social dhe ekonomik.
Nëpërmjet këtij studimi synohet:
- identifikimi i bazës ligjore dhe institucionale
- analiza e aktorëve aktivë në sektor
- vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese për përthithjen dhe menaxhimin e ndihmës së huaj dhe financimeve zhvillimore
🔒 Të dhënat janë anonime & konfidenciale dhe përdoren vetëm për qëllime studimore.
📅 Afati i fundit për plotësim: 20 Shkurt 2026
📩 Ftojmë profesionistët, institucionet dhe aktorët e sektorit të plotësojnë dhe, nëse është e mundur, të shpërndajnë pyetësorin në rrjetin e tyre profesional
Faleminderit për kontributin dhe shpërndarjen në rrjetin tuaj profesional.

brainnestinstitute@gmail.com
+355 68 444 4400
Innovation Hub, Piramida e Tiranes, Bulevardi Dëshmorët e Kombit 5, Tiranë
