Brain Nest Institute pranohet si Ofrues Shërbimi në kuadër të FIERCE Project
Brain Nest Institute pranohet si Ofrues Shërbimi në kuadër të FIERCE Project
Brain Nest Institute është pranuar zyrtarisht si Ofrues Shërbimi në kuadër të FIERCE Project, një iniciativë europiane me vlerë 2.5 milion euro, e financuar nga programi Horizon Europe.
FIERCE Project është një iniciativë trevjeçare që synon të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër dhe digjital të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Europë, përmes mbështetjes financiare dhe aksesit në shërbime profesionale të specializuara.
Në kuadër të këtij programi, NVM-të kanë mundësi të përfitojnë:
mbështetje financiare deri në 50,000 euro për subjekt
shërbime në fushën e inovacionit, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të projekteve
bashkëpunim me ofrues shërbimi të certifikuar në nivel europian
Si Ofrues Shërbimi, Brain Nest Institute asiston NVM nga Shqipëria dhe Rajoni në të gjitha fazat e projektit, duke përfshirë:
analizën e biznesit dhe tregut
hartimin e strategjive të inovacionit dhe qëndrueshmërisë
dizajnimin dhe zbatimin e projekteve
përgatitjen për komercializim
Të gjitha të interesuarit për të mësuar më shumë rreth këtij programi ose për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit, janë të ftuar të kontaktojnë Brain Nest Institute për informacion të detajuar.

brainnestinstitute@gmail.com
+355 68 444 4400
Innovation Hub, Piramida e Tiranes, Bulevardi Dëshmorët e Kombit 5, Tiranë
