Njoftime

Një Hap drejt Fuqizimit të Grave: Brain Nest Institute në Programin e Mentorimit

Capture1
Blog

Një Hap drejt Fuqizimit të Grave: Brain Nest Institute në Programin e Mentorimit

Brain Nest Institute pati kënaqësinë të jetë pjesë e një prej programeve më domethënëse të mentorimit për gratë në Shqipëri, të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Gruas, në kuadër të programit “Gratë për Gratë”. Ky program përfaqëson një platformë të rëndësishme për zhvillimin profesional, fuqizimin e grave dhe ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm bashkëpunimi në sektorin e biznesit dhe inovacionit.

Mentorimi i ofruar nga Dhoma Ekonomike e Gruas u vlerësua si një nga eksperiencat më të bukura dhe më formuese për pjesëmarrëset, duke i ndihmuar ato të përgatiten më mirë për tregun e punës dhe për zhvillimin e ideve të tyre sipërmarrëse në Shqipëri. Pjesëmarrja në një grup kaq frymëzues krijoi jo vetëm motivim personal, por edhe mundësi konkrete për rritje profesionale dhe ndërtim partneritetesh afatgjata.

Një moment kulmor i këtij programi ishte Graduation Day, ku u mbyll me sukses cikli i tretë i mentorimit “Gratë për Gratë”. Në këtë edicion, 20 mentee përfunduan me sukses programin, duke forcuar aftësitë e tyre profesionale, kompetencat e lidershipit dhe kapacitetet e rrjetëzimit. Ato u mentoruan nga 20 mentore të përzgjedhura, të cilat ndanë eksperiencën e tyre me përkushtim, seriozitet dhe profesionalizëm gjatë gjithë periudhës së mentorimit.

Për Brain Nest Institute, ky event shërbeu si një mundësi strategjike për:

  • Forcimin e lidhjeve institucionale dhe profesionale,
  • Ndarjen dhe zgjerimin e kontakteve në komunitetin e biznesit dhe zhvillimit,
  • Perfshirja në një rrjeti më të gjerë kombëtar,
  • Përfitimin e mentorimit nga gra me eksperiencë të konsoliduar në biznes dhe menaxhim.

Kjo eksperiencë konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të programeve të mentorimit si instrumente kyçe për ndërtimin e kapaciteteve njerëzore dhe për fuqizimin e rolit të grave në ekonomi dhe sipërmarrje.

Brain Nest Institute mbetet i angazhuar për të qenë pjesë aktive e iniciativave që promovojnë zhvillimin profesional, barazinë gjinore, mentorimin dhe ndërtimin e komuniteteve të forta profesionale, duke kontribuar në një ekosistem më të qëndrueshëm dhe më bashkëpunues në Shqipëri.