Njoftime

Lançimi i studimit kombëtar “Sektori i Menaxhimit të Projekteve në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë”.

Screenshot 2025-03-07 at 7.14.01 PM
Njoftime

Lançimi i studimit kombëtar “Sektori i Menaxhimit të Projekteve në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë”.

Në kuadër të programit mbi kërkimin shkencor dhe novacionin, ekipi i Brain Nest ka kënaqësinë të lancojë studimin e parë kombëtar dedikuar sektorit të menaxhimit të projekteve në Shqipëri, titulluar, “Sektori i Menaxhimit të Projekteve në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë”. Kjo iniciativë, e hartuar dhe zbatuar tërësisht nga institute ynë, synon të identifikojë aktorët kryesor në sektorin e menaxhimit të projekteve në Shqipëri, si dhe të analizojë kapacitetet aktuale duke identifikuar sfidat dhe mundësitë. 

Kjo përpjekje, është në përputhje me misionin tonë për standartizimin e sektorit dhe përgatitjen e tregut me standarded Europiane, kjo edhe në kuadër të procesit të integrimit si një prioritet kombëtar politik dhe ekonomik. 

Ky studim synon të gjenerojë të dhëna cilësore dhe sasiore të cilat do ti vijnë në ndihmë të gjithë aktorëve të angazhuar, për përmirësimin e punës së tyre dhe përshtatjen e objektivave të tyre me realitetin dhe situatën aktuale të aktorëve aktiv në Shqipëri.