Njoftime

Nis grupi i parë i trajnimit mbi Hartimin dhe Menaxhimin e Projekteve

Screenshot 2025-03-07 at 7.10.51 PM
Njoftime

Nis grupi i parë i trajnimit mbi Hartimin dhe Menaxhimin e Projekteve

Brain Nest Institute ka nisur grupin e parë të trajnimit në kuadër të modulit “Hartimi dhe Menaxhimi i Projekteve-Niveli I”. 

Si një sibolikë për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Brain Nest Institute zgjodhi ta kalojë këtë ditë pranë profesionistëve të rinj, duke përforcuar misionin e tij mbi rëndësinë e investimit të vazhdueshëm të kapitalit njerëzor.  

Dita nisi me një fjalë përshëndetëse nga ekipi i Brain Nest dhe ekspertet e përfshirë. Në fjalën e saj znj. Enxhi Lipa, CEO e Brain Nest Institute theksoi gjenezën e agjencisë, si dhe misionin, vizionin dhe ekipin që është angazhuar në lançimin e kētij moduli. 

Me tej, znj. Nevila Xhindi shprehu se investimi në një sektor të tillë është një vlerë e shtuar e çdo profesionisti të ri, që formëson jo vetëm linjën e mendimit por edhe aftësitë dhe zakonet e tyre në afatgjatë.

Së fundi, znj. Valmira Kallushi, solli në vemendjë rëndësinë e edukimit financiar si dhe mire menaxhimin e resurseve, si një aftësi thelbësore jo vetem në hartimin dhe menaxhimin e projekteve por në çdo aspekt jetësor.

Dita vijoi me prezantimin e programit, qasjen metodologjinë, kurrikulën, metodat e vlerësimit dhe matjen e progresit të njohurive dhe aftësive të të rinjve pjesëmarrës, si dhe me disa aktivitete praktike pēr të njohur njëri-tjetrin dhe formësuar frymën e grupit.