Si të aplikoni me sukses në projektet e BE-së – Workshop Praktik nga Brain Nest Academy
Si të aplikoni me sukses në projektet e BE-së – Workshop Praktik nga Brain Nest Academy
A jeni realisht gati të aplikoni për projekte të Bashkimit Europian?
A e dini pse disa projekte financohen, ndërsa të tjerat refuzohen – edhe kur ideja është e mirë?
A keni humbur ndonjëherë pikë sepse aplikimi ishte “i mirë”, por jo teknikisht korrekt?
A është organizata juaj realisht gati për BE, apo vetëm mendoni se është?
A dini si të lexoni një thirrje dhe të kuptoni nëse është për ju apo jo?
Dhe më e rëndësishmja: a keni një plan të qartë, hap pas hapi, për t’u përgatitur dhe për të aplikuar apo veproni vetëm kur hapet thirrja?
📌 Brain Nest Academy është programi i parë i inteligjencës së granteve, i dedikuar tërësisht aplikimeve europiane, dhe i ndërtuar për t’i ndihmuar subjektet të kuptojnë logjikën e financimeve të BE-së, kriteret reale të aplikimit dhe nivelin e tyre të gadishmërisë.
Në këtë workshop praktik 3-ditor, do të mësoni:
✔️ si funksionojnë fondet europiane
✔️ çfarë kërkohet realisht për të aplikuar
✔️ nëse subjekti juaj është gati apo jo
✔️ si të kuptoni një thirrje BE
✔️ cilët janë hapat konkretë për përgatitje dhe aplikim
Për kë është ky program? Ky program është për organizata të shoqërisë civile, startupe, biznese, institucione publike, universitete dhe qendra kërkimore.
Ky workshop premton qartësi, udhëzime praktike, vendimmarrje të informuar dhe përgatitje reale.
Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 28 Shkurt 2026. Vendet janë të limituara!

