Njoftime

She’s Next: Fuqizimi ekonomik i grave dhe akses në mundësi

IMG_9954 (1)
Blog

She’s Next: Fuqizimi ekonomik i grave dhe akses në mundësi

She’s Next është një event që vendos në qendër fuqizimin ekonomik të grave dhe aksesin real në mundësi për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Në këtë platformë, diskutimi u fokusua tek sfidat dhe mundësitë që gratë sipërmarrëse hasin në rritjen dhe shkallëzimin e aktiviteteve të tyre, duke theksuar rëndësinë e aksesit në njohuri, rrjete dhe financim.

Në këtë kontekst, Enxhi Lipa, themeluese e Brain Nest Institute, ndau eksperiencën e saj në menaxhimin e projekteve, duke sjellë një perspektivë konkrete mbi fondet e Bashkimit Europian për vajzat dhe gratë në biznes.

Gjatë eventit u prezantua gjithashtu Brain Nest Platform, një platformë e unifikuar për menaxhimin e projekteve e mbështetur nga inteligjenca artificiale. Qëllimi i saj është të thjeshtojë aksesin në financime dhe të përmirësojë procesin e zhvillimit të projekteve.

Platforma lidh organizatat, bizneset dhe institucionet me mundësitë, mjetet dhe njohuritë e duhura për të përmirësuar cilësinë e projekteve, gatishmërinë dhe impaktin e tyre.

#womenempowerment #funding #visa #brainnestplatform #donorintelligence