Pjesëmarrje në eventin hapës së vitit akademik 2024-2025 pranë Universitetit Epoka
Pjesëmarrje në eventin hapës së vitit akademik 2024-2025 pranë Universitetit Epoka
Javën e kaluar, Znj. Enxhi Lipa ishte pjesë e ceremonisë së hapjes së vitit akademik 2024-2025 pranë Universitetit Epoka. Si një alumni e diplomuar ne vitin akademik 2019-2020, ajo ndau përvojat e saj, rrugëtimin e karrierës si dhe iniciativën e saj më të re në rugën e sipërmarrjes si themeluese dhe CEO e Institutit Brain Nest.
“Është kënaqësi e veçantë që gjendem sot midis jush! Rrugētimi juaj në tregun e punës do të jetë i mbushur me sfida dhe mundësi, por bazat akademike, vlerat dhe modelet që merren në ketë fazë do të jenë gur themelinë rugëtimin tuaj profesional. Mos i ndalni ëndrrat, punoni fort dhe më e rëndësishmja mos rreshtni kurrë së besuar në veten dhe potencialin tuaj për të ndryshuar komunitetet ku bëni pjesë!”; citoi ajo në fjalimin e saj gjatë këtij eventi.
Instituti Brain Nest i uron të gjithë studentëve suksese në rrugëtimin e tyre akademik!