Për kë është ky pyetësor?
Për kë është ky pyetësor?
Ky pyetësor është konceptuar për të përfshirë të gjithë aktorët që operojnë ose ndikojnë në sektorin e menaxhimit të projekteve në Shqipëri.
Ai i drejtohet organizatave të shoqërisë civile, bizneseve, institucioneve publike, universiteteve si dhe profesionistëve të pavarur që kontribuojnë në zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve.
Qëllimi është ndërtimi i një baze të strukturuar e të dhënave mbi aktorët aktivë në këtë sektor, me fokus në identifikimin e kapaciteteve, roleve dhe nevojave ekzistuese.
Kontributi i secilit aktor është thelbësor për krijimin e një pasqyre reale të sektorit dhe për zhvillimin e analizave që mbështesin vendimmarrjen strategjike dhe forcimin e kapaciteteve në nivel kombëtar.
🔗 Plotësoni formularin dhe bëhuni pjesë e databazës profesionale: https://tinyurl.com/3yxyr6u3

