Ky trajnim ka për qëllim të pajisë pjesëmarrësit me bazat e menaxhimit të projekteve, duke u fokusuar në ciklin e projektit nga konceptimi deri te zbatimi. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
- Të hartojnë një propozim projekti bazuar në nevojat e një grupi të caktuar.
- Të kuptojnë dhe zbatojnë elementët kryesorë të planifikimit dhe zbatimit të projekteve.
- Të zhvillojnë një plan pune dhe një strukturë organizative për projekte të vogla.
Kohëzgjatja: 8 javë/16 Sesione (2 herë në javë)
Niveli: Fillestar
Grupi:10-15 persona
Tarifa e plotë: 500 €/ Mundësi pagese në 2 këste
Tarifa për studentët: 300€ (Vlera e reduktimit 40%)
