Brain Nest Institute pjesë e inovacionit në edukim: Nga Tirana drejt bashkëpunimit ndërkombëtar
Brain Nest Institute pjesë e inovacionit në edukim: Nga Tirana drejt bashkëpunimit ndërkombëtar
Brain Nest Institute (BNI) mori pjesë në Javën e Trajnimit Hy-PER të organizuar në EPOKA University, së bashku me staf akademik dhe partnerë nga Technische Universität Dresden.
Trajnimi u fokusua në qasjet hibride dhe COIL në mësimdhënie, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim në zhvillimin e formateve të reja për edukimin doktoral. Një nga rezultatet kryesore ishte puna e përbashkët për dizajnimin e një Shkolle Verore Hibride për PhD, e planifikuar të zhvillohet në Gjermani këtë verë.
Hy-PER (Hybrid PhD Education and Research) është një iniciativë dypalëshe ndërmjet TU Dresden dhe EPOKA University, që synon të forcojë edukimin doktoral hibrid dhe bashkëpunimin akademik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.




