Njoftime

Brain Nest Institute lançon studimin kombëtar mbi sektorin e menaxhimit të projekteve në Shqipëri

Lancimin e Studimit per Analizen e Kapaciteteve te Aktoreve
Njoftime

Brain Nest Institute lançon studimin kombëtar mbi sektorin e menaxhimit të projekteve në Shqipëri

Brain Nest Institute ka lançuar një studim kombëtar me teme:
“Sektori i Menaxhimit të Projekteve në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë”,
me qëllim identifikimin e sfidave, mundësive dhe kapaciteteve ekzistuese për menaxhimin e projekteve strategjike në Shqipëri.

Ky hulumtim realizohet në kontekstin e zhvillimeve të fundit në tregun e punës, rritjes së investimeve dhe projekteve strategjike, si dhe procesit të integrimit europian, i cili kërkon kapacitete të kualifikuara në menaxhimin e projekteve komplekse me karakter politik, social dhe ekonomik.

Nëpërmjet këtij studimi synohet:

  • identifikimi i bazës ligjore dhe institucionale
  • analiza e aktorëve aktivë në sektor
  • vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese për përthithjen dhe menaxhimin e ndihmës së huaj dhe financimeve zhvillimore

🔒 Të dhënat janë anonime & konfidenciale dhe përdoren vetëm për qëllime studimore.

🔗 Pyetësori:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSetbY3ce9pJPqb8opNUUh5fXow2sce4t4cNexwW-n3UxquxGg/viewform?usp=pp_url

📅 Afati i fundit për plotësim: 20 Shkurt 2026


📩 Ftojmë profesionistët, institucionet dhe aktorët e sektorit të plotësojnë dhe, nëse është e mundur, të shpërndajnë pyetësorin në rrjetin e tyre profesional

Faleminderit për kontributin dhe shpërndarjen në rrjetin tuaj profesional.

brainnestinstitute@gmail.com

+355 68 444 4400

Innovation Hub, Piramida e Tiranes, Bulevardi Dëshmorët e Kombit 5, Tiranë

Na ndiq në rrjetet sociale