Brain Nest Academy – Grant Intelligence Program: 3 ditë drejt një qasjeje më të zgjuar ndaj fondeve
Brain Nest Academy – Grant Intelligence Program: 3 ditë drejt një qasjeje më të zgjuar ndaj fondeve
Brain Nest Academy – Grant Intelligence Program solli një eksperiencë 3-ditore intensive, e fokusuar në transformimin e mënyrës se si organizatat dhe profesionistët i qasen aplikimeve për fonde.
Programi u ndërtua për të kaluar nga faza e ideve dhe paqartësive drejt një qasjeje të strukturuar, me qartësi strategjike dhe vendimmarrje më të informuar. Përmes kombinimit të analizave praktike, ushtrimeve të strukturuara dhe diskutimeve të drejtuara, pjesëmarrësit patën mundësinë të vlerësojnë realisht gatishmërinë e tyre për të aplikuar dhe për të kuptuar më mirë pozicionimin e tyre në raport me mundësitë e financimit.
Ndryshe nga qasjet tradicionale që fokusohen vetëm në procesin e aplikimit, ky program vendosi theksin tek një element thelbësor: të kuptuarit e momentit të duhur dhe arsyes pse një organizatë duhet të aplikojë për fonde.
Gjatë këtyre tre ditëve, pjesëmarrësit u angazhuan në procese që synojnë ndërtimin e kapaciteteve reale, duke u pajisur me mjete konkrete dhe korniza praktike për të rritur efektivitetin e tyre në këtë fushë.
Një falënderim i veçantë shkon për One Albania për bashkepunimin, i cili kontribuoi në krijimin e një eksperience profesionale dhe bashkëkohore për të gjithë pjesëmarrësit. Gjithashtu, falënderojmë panelistet për kontributin dhe perspektivat e tyre të vlefshme, të cilat pasuruan më tej përmbajtjen e programit: Valmira Kallushi, Ilir Pilku, Kristi Qorri.
Nëse jeni të interesuar të ndërtoni kapacitete reale në organizatën tuaj ose të bëheni pjesë e edicioneve të ardhshme të Brain Nest Academy, ju ftojmë të na kontaktoni.














