Roli i koordinimit strategjik në përthithjen e fondeve të BE-së: Brain Nest Institute në takimin e SASPAC
Roli i koordinimit strategjik në përthithjen e fondeve të BE-së: Brain Nest Institute në takimin e SASPAC
Në një kohë kur koordinimi dhe qasja strategjike ndaj fondeve të Bashkimit Europian bëhen gjithnjë e më vendimtare, takime si ai i organizuar nga State Agency of Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC) marrin një rëndësi të veçantë.
Brain Nest Institute ishte pjesë e këtij momenti, ku aktorë kyç nga institucione dhe organizata të ndryshme u mblodhën për të diskutuar mbi drejtimet, sfidat dhe mundësitë që lidhen me programimin dhe menaxhimin e asistencës së huaj në Shqipëri. Për ne, ky nuk ishte thjesht një event. Ishte një reflektim i drejtpërdrejtë i punës që bëjmë çdo ditë me klientët tanë.
Sepse pas çdo diskutimi mbi politika, mekanizma financimi apo prioritete zhvillimi, qëndron një realitet konkret: aktore lokal, organizata dhe biznese që kanë nevojë për orientim të qartë, kapacitete të forta dhe partnerë të besueshëm për të kthyer mundësitë në projekte reale dhe me ndikim.
Pjesëmarrja në këtë takim na ndihmon të qëndrojmë të lidhur ngushtë me këto procese, të kuptojmë më mirë dinamikat institucionale dhe të sjellim këtë vlerë drejtpërdrejt tek klientët tanë duke i ndihmuar të navigojnë me më shumë siguri në ekosistemin e fondeve të BE-së.
Në fund të ditës, ndikimi real nuk vjen vetëm nga fondet që alokohen, por nga mënyra se si ato menaxhohen, përthithen dhe kthehen në rezultate konkrete për komunitetin.
#BrainNestInstitute #SASPAC #EUFunds #ProjectManagement #EuropeanIntegration #CapacityBuilding



