Njoftime

EU Single Market Programme Training of Trainers

676854984_1605780481553717_3549311008648859454_n (1)
Njoftime

EU Single Market Programme Training of Trainers

🌍 Investimi në kapacitete nuk është luks, por domosdoshmëri për të ardhmen e projekteve dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit.

Javën e kaluar, Brain Nest Institute pati kënaqësinë të marrë pjesë në një nga trajnimet rajonale ToT të organizuara nga Prishtina REA , me mbështetjen e EBRD dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit , si dhe @keshilli_ekonomik_kombetar (KEK) – një nismë që forcon bashkëpunimin dhe zhvillimin e kapaciteteve në rajon.

Gjatë ditëve intensive të punës u trajtuan tema thelbësore për forcimin e ekosistemit të projekteve, nga planifikimi strategjik deri te zbatimi dhe impakti real në terren.

Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt:
✔ rritjes së standardeve profesionale në menaxhimin e projekteve
✔ forcimit të bashkëpunimit rajonal
✔ përafrimit me praktikat dhe kërkesat e Bashkimit Europian

Në një kohë kur rajoni po ecën drejt integrimit europian, kapacitetet teknike dhe menaxheriale mbeten faktor kyç për suksesin e çdo iniciative.

🤝 Për Brain Nest Institute, kjo pjesëmarrje është pjesë e misionit tonë për të kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve profesionale në rajon, si përmes ekspertizës sonë, ashtu edhe përmes Brain Nest Platform – një ekosistem digjital që fuqizon menaxhimin e projekteve, bashkëpunimin dhe zhvillimin e kapaciteteve në mënyrë më efikase dhe të matshme.

Si i pari institut profesional i dedikuar menaxhimit të projekteve Europiane në Shqipëri, ne vazhdojmë të mbështesim këtë transformim përmes:
🎓 kurseve profesionale në menaxhim projektesh dhe EU funding
🧩 workshopeve tematike praktike
🚀 programeve të zhvillimit të kapaciteteve për profesionistë dhe organizata
💡 Zgjidhes digitale përmes Brain Nest Platform, sistemi i parë i integruar për gjenerimin, menaxhimin dhe zbatimin e projekteve në rajon

🙏 Një falënderim i veçantë për Prishtina REA për organizimin profesional, energjinë dhe vizionin në krijimin e hapësirave të tilla bashkëpunimi dhe mësimi, si dhe për EBRD dhe partnerët institucionalë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve në rajon.

Sepse e ardhmja e projekteve nuk ndërtohet vetëm me ide por me kapacitete që i kthejnë ato në impakt real.