Pse është i domosdoshëm “Studimi për Identifikimin e Aktorëve Aktiv në Sektorin e Menaxhimit të Projekteve”?
Pse është i domosdoshëm “Studimi për Identifikimin e Aktorëve Aktiv në Sektorin e Menaxhimit të Projekteve”?
Në kontekstin e rritjes së financimeve ndërkombëtare dhe intensifikimit të proceseve të integrimit evropian, aftësia për të përthithur dhe menaxhuar në mënyrë efektive fondet dhe projektet strategjike përbën një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe institucional të vendit.
Megjithatë, sektori i menaxhimit të projekteve në Shqipëri vijon të karakterizohet nga mungesa e të dhënave të strukturuara mbi aktorët, kapacitetet dhe sfidat ekzistuese. Kjo mungesë e evidencës kufizon ndjeshëm mundësinë për hartimin e politikave efektive dhe për ndërtimin e strategjive afatgjata të bazuara në realitetin e tregut.
Literatura ndërkombëtare, përfshirë analizat e Bankës Botërore dhe OECD, evidenton qartë se kapaciteti institucional dhe njerëzor është një nga determinantët kryesorë të performancës së projekteve dhe nivelit të absorbimit të fondeve. Në këtë kuadër, mungesa e një kuptimi të saktë të këtij kapaciteti përbën një pengesë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Në përgjigje të kësaj nevoje, Brain Nest Institute ka ndërmarrë një hulumtim shkencor me fokus identifikimin e aktorëve aktivë në sektorin e menaxhimit të projekteve, analizimin e kapaciteteve ekzistuese dhe evidentimin e sfidave strukturore që ndikojnë në performancën e këtij sektori në Shqipëri.
Ky studim synon të shërbejë si bazë për vendimmarrje më të informuar, për zhvillimin e kapaciteteve dhe për forcimin e rolit të sektorit në përthithjen dhe menaxhimin e financimeve ndërkombëtare.
🔗 Ftojmë të gjithë aktorët e sektorit të kontribuojnë në këtë iniciativë duke plotësuar formularin:

