Njoftime

Takimi Strategjik i Brain Nest Institute për vitin 2026

IMG_8548
Blog

Takimi Strategjik i Brain Nest Institute për vitin 2026


Brain Nest Institute zhvilloi në datat 9 & 10 Janar një takim strategjik të mbajtur në ambientet e Nomad Tech, me fokus në planifikimin e vitit 2026. Ky takim kishte për qëllim të krijonte një vizion të përbashkët dhe të qartë mbi objektivat e institutit dhe mënyrën si secili kontribuon në realizimin e tyre.

Pikat kryesore të diskutimit:

  • Prezantimi i vizionit dhe objektivave për vitin 2026
  • Struktura organizative dhe departamentet
  • Programet dhe shërbimet ekzistuese
  • Objektivat për vitin 2026 dhe mënyra e zbatimit në praktikë

Qëllimi i takimit:
Takimi synoi të vendosë prioritetet e qarta. Diskutimet dhe reflektimet e secilit anëtar ishin pjesë kyçe për të ndërtuar një plan realist dhe të dobishëm. Fokusi i veçantë i takimit ishte edhe platforma Brain Nest, e cila do të jetë e para në Shqipëri e fokusuar tërësisht në menaxhimin e projekteve, duke iu ofruar të gjithë të interesuarve mundësinë për të ndjekur trajnimet, tashmë jo vetëm fizikisht, por edhe në mënyrë online/hibride.”

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndikimit profesional të Brain Nest Institute në nivel kombëtar, rajonal dhe europian.

#NomadTech  #Innovation
Ky takim u realizua në ambjentet e “NOMAD TECH“.