Njoftim Pune – Koordinator Eventesh dhe Trajnimesh
Njoftim Pune – Koordinator Eventesh dhe Trajnimesh
Bëhu pjesë e ekipit të Brain Nest Institute
Brain Nest Institute po zgjerohet dhe kërkon një Koordinator Eventesh dhe Trajnimesh energjik dhe të organizuar për të mbështetur planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve dhe programeve tona të trajnimit.
Ky pozicion është një mundësi e shkëlqyer për profesionistë që dëshirojnë të angazhohen në organizimin e eventeve me ndikim, menaxhimin e programeve trajnuese dhe zhvillimin e kapaciteteve të individëve dhe organizatave.
Detyrat kryesore të pozicionit
- Planifikimi, koordinimi dhe zbatimi i eventeve dhe trajnimeve të Brain Nest Institute
- Menaxhimi i logjistikës për trajnime, workshop-e dhe aktivitete të tjera (agenda, materialet, vendndodhja, pjesëmarrësit)
- Komunikim me trajnerë, partnerë dhe klientë për të garantuar cilësinë e aktiviteteve
- Ndihmë në zhvillimin e përmbajtjes dhe materialeve për trajnime
- Monitorimi dhe vlerësimi i rezultateve të eventeve dhe trajnimeve
- Koordinim i fushatave promocionale në bashkëpunim me ekipin e marketingut
- Dokumentim dhe raportim mbi aktivitetet e realizuara
Kërkesat
- Diplomë universitare në Menaxhim, Shkenca Shoqërore, Komunikim ose fusha të ngjashme
- Përvojë e mëparshme në menaxhimin e eventeve, trajnimeve ose aktiviteteve të ngjashme është avantazh
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerë dhe klientë
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur)
Çfarë ofrojmë
- Një ambient pune profesional, kreativ dhe bashkëpunues
- Përfshirje në organizimin e eventeve me ndikim lokal dhe ndërkombëtar
- Mundësi për zhvillim profesional dhe ndërtim rrjeti
- Përvoja praktike në menaxhimin e trajnimeve dhe eventeve të ndryshme
Si të aplikoni
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni CV-në në adresën: brainnestinstitute@gmail.com deri më 15 Shtator..