Njoftim Pune – Asistent/e Projektesh
Njoftim Pune – Asistent/e Projektesh
Bëhu pjesë e ekipit të Brain Nest Institute
Brain Nest Institute po zgjerohet dhe kërkon një Asistent/e Projektesh energjik dhe të përpiktë për të kontribuar në zhvillimin e projekteve dhe iniciativave tona strategjike.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për profesionistë të rinj ose me eksperiencë të cilët duan të rriten në fushën e menaxhimit të projekteve, konsulencës dhe zhvillimit organizativ.
Detyrat kryesore të pozicionit
- Ndihmë në hartimin dhe përgatitjen e propozimeve të projekteve
- Kërkim, identifikim dhe analizë të thirrjeve për projekte dhe mundësive të financimit
- Asistencë për klientët në aplikimin në programe dhe iniciativa të përshtatshme
- Kontribut në programet dhe aktivitetet e zhvillimit strategjik të Brain Nest Institute
- Menaxhim i dokumentacionit, afateve dhe ndjekja e progresit të projekteve
Çfarë kërkojmë nga kandidati
- Aftësi të forta kërkimore dhe shkrimi, me vëmendje ndaj detajeve
- Organizim i shkëlqyer dhe menaxhim efektiv i kohës
- Motivim për të mësuar dhe për t’u angazhuar në projekte me ndikim
- Përvoja e mëparshme në shkrimin e projekteve, programet e financuara nga BE apo donatorë, ose konsulencë është avantazh
- Njohja e mirë e gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur)
Çfarë ofrojmë
- Një ambient pune bashkëpunues dhe inovativ
- Mundësi reale për zhvillim profesional dhe personal
- Përfshirje direkte në projekte me ndikim në edukim, zhvillim të kapitalit njerëzor dhe inovacion
Si të aplikoni
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni CV-në : brainnestinstitute@gmail.com deri më 15 Shtator me Subject “Aplikim-Project Assistant“.