Regional Co-Creation Workshop for Western Balkans Youth Forum 2025
Regional Co-Creation Workshop for Western Balkans Youth Forum 2025
Brain Nest Institute mori pjesë në Regional Co-Creation Workshop for Western Balkans Youth Forum 2025, i zhvilluar në Destil Creative Hub, Tiranë.
Ky sesion u organizua nga RYCO, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke mbledhur së bashku organizata rinore, drejtues komunitetesh dhe aktorë rajonalë për të bashkë-dizajnuar edicionin e radhës të Forumit Rinor që do të mbahet në shtator 2025.
Workshopi kishte për qëllim të formësonte strukturën, temat prioritare dhe mënyrat e përfshirjes së të rinjve në Forum, me një qasje pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse. Si një aktor aktiv në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin rajonal, Brain Nest Institute kontribuoi me ide, përvoja dhe propozime konkrete për ta bërë këtë Forum sa më të dobishëm dhe domethënës për të rinjtë e rajonit.
