Njoftime

Njihuni me Gerta Dhimën – Alumni e Brain Nest Institute

Untitled design (2)
Njoftime

Njihuni me Gerta Dhimën – Alumni e Brain Nest Institute

Gerta ishte pjesë e modulit të parë të programit “Hartimi dhe Menaxhimi i Projekteve”. Edhe pse një profesioniste e afirmuar në menaxhim ekzekutiv, ajo zgjodhi të përfshihej në këtë trajnim për të përmirësuar më tej njohuritë e saj profesionale në sektorin publik ku punon aktualisht.

Lexoni më poshtë dëshminë e saj të plotë:

“Zhvillimet e viteve të fundit në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE ka bërë që investimet strategjike të rriten pothuaj në çdo sektor. Rruga për përafrimin kundrejt kësaj të fundit përveç se një proces politik, është edhe një proces teknik që kërkon profesionistë të aftë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore.

Për këtë arsye, do ta cilësoja pjesëmarrjen time në modulin e trajnimit “Hartim dhe Menaxhim Projektesh – Niveli I” pranë Brain Nest Institute, si një vlerë e shtuar në karrierën time. Ndryshe nga formatet e tjera, metodologjia e përdorur nga Brain Nest është risi jo vetëm në sektorin e menaxhimit të projekteve dhe zhvillimit të aftësive, por në gjithë gamën e shërbimeve që kjo agjenci ofron.

Uroj që vlerat dhe identiteti që kjo agjenci inovatore po sjell në Shqipëri të përthithen nga të gjithë profesionistët dhe personat e apasionuar pas zhvillimit personal e profesional. Nëse do më duhet ta përmblidhja në një fjali të vetëm BNI, do ta përshkruaja si vendi ku sfidat i kthen në mundësi.”


brainnestinstitute@gmail.com

+355 68 444 4400

www.brainnestinstitute.com

Innovation Hub, Piramida e Tiranes, Bulevardi Dëshmorët e Kombit 5, Tiranë