Njihuni me Aulona Avdulaj – Alumni e Brain Nest Institute
Njihuni me Aulona Avdulaj – Alumni e Brain Nest Institute
Njihuni me Aulona Avdulaj, një tjetër alumni që përfundoi me sukses modulin e trajnimit mbi Hartimin dhe Menaxhimin e Projekteve
Ndiqni më poshtë dëshminë e saj të plotë :
“Brain Nest Institute – Shkollë që ‘thyen’ klishetë skematike”
Trajnimi në Brain Nest Institute më ofroi mundësinë jo vetëm për të mësuar mbi ciklin dhe rëndësinë e hartimit dhe menaxhimit të një projekti, por më përgatiti për të ndërmarrë iniciativa në lidhje me projekte të ndryshme. Pa dilemë e konsideroj një shkollë që thyen klishetë skematike të metodave standart në këtë fushë studimi dhe trajnimi.
Një përvojë jashtëzakonisht e vlefshme për zhvillimin tim profesional. Moduli mbuloi të gjitha aspektet thelbësore të menaxhimit të projekteve, duke filluar nga ‘shkëndija’ e idesë, hartimi fillestar i projektit deri tek implementimi dhe monitorimi i tij.
Ky trajnim ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në njohuritë dhe aftësitë e mia teknike mbi hartimin dhe menaxhimin e një projekti, por edhe në zhvillimin e soft skills dhe në mënyrën sesi qasem ndaj punës së përditshme. Çdo seancë e modulit ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që ofronte një ekuilibër të shkëlqyer mes teorisë dhe praktikës. Pas përfundimit të trajnimit ndihem shumë më e sigurt dhe e përgatitur për të marrë përsipër çdo sfidë që mund të sjellë menaxhimi i projekteve.
Mund të them me bindje se trajnimi në Brain Nest Institute ishte një eksperiencë shumë ndryshe në krahasim me trajnime të tjera që kam zhvilluar. Highly recommended!!

Ky trajnim i ka shërbyer jo vetëm për rritjen e njohurive, por edhe për përmirësimin e cilësisë së proceseve në punën e saj të përditshme.