Menaxhimi i Projekteve – Niveli I, trajnimi i dytë
Menaxhimi i Projekteve – Niveli I, trajnimi i dytë
📍 Biblioteka “Misto Treska”, Tiranë
🗓️ 30 Prill – 4 Qershor 2024 | ⏱️ Kohëzgjatja: 9 sesione + event certifikimi
Ky trajnim i zhvilluar nga Brain Nest Institute ofroi një përvojë intensive dhe praktike për individët që synojnë të zhvillojnë aftësi reale në menaxhimin e projekteve, të njohin strukturat financuese lokale dhe europiane, si dhe të hartojnë projekt-propozime të konkurrueshme.
Përgjatë 9 sesioneve, pjesëmarrësit punuan me ekspertë të njohur si Prof. Dr. Nevila Xhindi, Valmira Kallushi dhe Enxhi Lipa, duke kaluar nga konceptet bazë në zhvillim projekti, tek buxhetimi, raportimi, monitorimi e deri në prezantimin final të projekteve të tyre.
Objektivat e programit
► Të zhvillojë kompetenca për hartimin, buxhetimin dhe raportimin e projekteve
► Të rrisë njohuritë mbi strukturat kombëtare dhe europiane të financimit
► Të aftësojë pjesëmarrësit për të identifikuar thirrje dhe aplikuar me sukses
► Të forcojë soft skills si komunikimi, puna në grup dhe reflektimi kritik
► Të ofrojë një eksperiencë të drejtpërdrejtë për ndërtimin e projekt-propozimeve reale
Çfarë përfituan pjesëmarrësit?
► Njohuri praktike mbi të gjithë ciklin e menaxhimit të projekteve
► Aftësi reale për aplikim në grante kombëtare dhe ndërkombëtare
► Çertifikatë zyrtare e lëshuar nga Brain Nest Institute
► Pjesëmarrje në komunitetin BNI Alumni me akses në trajnime të avancuara dhe mundësi bashkëpunimi
Përmbajtja dhe temat kryesore
Sesioni 1 – Hyrje dhe Objektiva Personale
– Prezantimi i programit dhe metodologjisë
– Reflektim mbi pritshmëritë individuale dhe në grup
– Vendosja e kodit të etikës dhe logjistikës së trajnimit
Sesioni 2 – Tregu i Punës dhe Aftësitë e Buta
– Aktorët e tregut të punës
– Aftësitë e buta si faktorë të heshtur të suksesit
– Reflektim dhe testim individual
Sesioni 3 – Nga Ideja në Projekt
– Konceptet bazë të hartimit dhe menaxhimit të projekteve
– Puna në grupe për identifikimin e ideve dhe parimeve udhëzuese
Sesioni 4 – Strukturat Financiare dhe Thirrjet për Projekte
– Donatorët kombëtarë, rajonalë dhe europianë
– Analiza e thirrjeve ekzistuese
– Ushtrime për zgjedhjen dhe analizimin e një thirrjeje reale
Sesioni 5–6 – Hartimi i Projekt-Propozimit
– Kuadri logjik dhe pema e problemeve
– Design Thinking
– Orë praktike në grupe, përgatitja e projektit dhe prezantimi i draftit
Sesioni 7 – Buxhetimi dhe Raportimi Financiar
– Elementet kyçe të buxhetit të projektit
– Hartimi i një buxheti të detajuar
– Përgatitja e raporteve financiare dhe dokumentacionit mbështetës
Sesioni 8 – Monitorimi dhe Vlerësimi
– Metodologjitë kryesore dhe instrumentet për M&V
– Ushtrime praktike për ndërtimin e planit të monitorimit
Sesioni 9 – Raportimi Final dhe Testimi
– Struktura e raportimit narrativ dhe financiar
– Prezantim në grup dhe zhvillimi i testit përmbyllës

Apliko tani për edicionin e ardhshëm!
brainnestinstitute@gmail.com
+355 68 444 4400
www.brainnestinstitute.com
Innovation Hub, Piramida e Tiranes, Bulevardi Dëshmorët e Kombit 5, Tiranë