Hartim dhe Menaxhim Projektesh – Niveli I, trajnimi i parë
Hartim dhe Menaxhim Projektesh – Niveli I, trajnimi i parë
📍 Qendra Protik, Tiranë | 17 Dhjetor 2024 – 14 Shkurt 2025
🕒 Kohëzgjatja: 2 muaj | 💼 Modaliteti: Praktik & Interaktiv | 🧾 Me Çertifikim
Trajnimi “Hartim dhe Menaxhim Projektesh – Niveli I” i organizuar nga Brain Nest Institute është një program i plotë i zhvillimit profesional që u ofron pjesëmarrësve njohuri konkrete, aftësi praktike dhe eksperiencë reale mbi të gjitha fazat e ciklit të projektit – nga ideja, te struktura logjike, buxhetimi, e deri te monitorimi dhe vlerësimi.
Objektivat dhe përfitimet kryesore
•Të zhvillojë kompetenca praktike për hartimin dhe menaxhimin e projekteve.
•Të pajisë pjesëmarrësit me soft skills të domosdoshme për punën në grup dhe drejtimin e tij.
•Të përgatisë individë të gatshëm të aplikojnë për grante lokale dhe ndërkombëtare.
•Të nxisë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin profesional në një komunitet alumni.
Çfarë përfiton?
► Njohuri mbi kuadrin logjik, pemën e problemeve dhe strukturën e projektit.
► Aftësi për të ndërtuar një buxhet të saktë dhe raport financiar sipas kërkesave të donatorëve.
► Eksperiencë direkte në shkrimin dhe prezantimin e një projekt-propozimi.
► Aftësi për të përdorur feedback-un, zgjidhur konflikte dhe udhëhequr një grup pune.
► Çertifikatë përfundimi nga Brain Nest Institute me vlerë profesionale & akademike.
Struktura e programit
► 11 sesione në total, me kombinim të teorisë dhe praktikës
► Tematika si: Planifikimi i projektit | Buxhetimi | Raportimi financiar | Soft skills | Donatorët dhe thirrjet
► Ushtrime praktike: Human Knot, brainstormime, grupe pune, prezantime
► Udhëzim i personalizuar nga trajnere me eksperiencë (znj. Enxhi Lipa & znj. Valmira Kallushi)

Apliko tani për edicionin e ardhshëm!
Pyetje? Kontakto në: brainnestinstitute@gmail.com ose në: +355 68 444 4400
Na ndiq ne instagram: @brain_nest_institute



