Menaxhimi i projekteve dhe zhvillimi strategjik – Sherbimet

Shërbimet

Hartimi i kurrikulave

Hartimi i kurrikulave profesionale që reflektojnë nevojat aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës, duke përfshirë inovacionin dhe praktikat më të mira kombetare dhe ndërkombëtare.

Organizimi i trajnimeve

Organizimi i trajnimeve profesionale 1-6 mujore, të fokusuara në zhvillimin e aftësive praktike dhe përmirësimin e njohurive teknike për individë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Organizimi i workshop-eve

Organizimi i workshop-eve tematike dhe sesioneve informuese, për të ofruar hapësira diskutimi, shkëmbim përvojash dhe qasje mbi temat më të rëndësishme që prekin sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe shoqërisë.

Kurrikulat Profesionale

1. Asistencë Teknike dhe Shkrim i Projekt Propozimeve:
  • Thirrjet për Projekt Propozime: Ne ofrojmë mbështetje për identifikimin dhe analizimin e thirrjeve për projekte nga donatorë ndërkombëtarë dhe institucione të ndryshme. Kjo përfshin vlerësimin e mundësive dhe përshtatjen e kërkesave për projekt-propozimet tuaja.
  • Analizë e Dokumentacionit: Analizojmë me kujdes dokumentacionin e kërkuar për aplikimet, përfshirë udhëzuesit e thirrjeve, afatet dhe kriteret e përzgjedhjes, duke siguruar që çdo aplikim të përmbushë kërkesat e donatorëve dhe të jetë konkurrues.
  • Hartimi i Projekt Propozimeve: Ne ndihmojmë në hartimin e projekt-propozimeve të detajuara, duke siguruar që ato të jenë të strukturuara dhe të përmbushin kërkesat teknike, financiare dhe administrative të donatorëve.
  • Shkrimi i Projekt Propozimeve: Ekspertët tanë do të punojnë ngushtë me ju për të zhvilluar aplikime tërheqëse, që ndihmojnë në maksimizimin e mundësive për financim dhe realizimin e projekteve suaj.

 

  • Menaxhimi i Projekteve: Ne ofrojmë mbështetje në implementimin dhe menaxhimin e projekteve duke siguruar që ato të ekzekutohen në përputhje me planet, buxhetet dhe afatet e përcaktuara. Pjesë e shërbimit është ndihma për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që mund të shfaqen gjatë zbatimit.
  • Menaxhimi i Granteve: Për organizatat që menaxhojnë fonde të dhëna nga donatorët, ne ofrojmë mbështetje në menaxhimin e granteve, duke siguruar që financimi të përdoret në mënyrë efikase dhe në përputhje me kërkesat e donatorëve. Pjesë e këtij shërbimi është mbajtja e dokumentacionit dhe përgatitja e raporteve të nevojshme.
  • Monitorimi dhe Vlerësimi: Ne ofrojmë shërbime për monitorimin dhe vlerësimin e projekteve për të siguruar që ato të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Ky shërbim përfshin mbikëqyrjen e aktiviteteve, matjen e impaktit dhe rishikimin e performancës për të siguruar përmirësimin e vazhdueshëm.
  • Zhvillimi Strategjik: Ofrimi i mbështetjes për organizatat që synojnë të zhvillojnë dhe implementojnë strategji afatgjata që nxisin rritjen dhe zhvillimin. Ky shërbim përfshin analizën e tregut, përcaktimin e objektivave strategjikë dhe krijimin e planit të veprimit për realizimin e këtyre objektivave.
  • Zhvillim Organizativ: Ne mbështesim klientët për të forcuar strukturat organizative, duke ofruar analiza për proceset e punës dhe identifikimin e mundësive për përmirësim në nivelin organizativ. Pjesë e këtij shërbimi është ndihma për të optimizuar menaxhimin e burimeve dhe për të rritur efikasitetin operativ.
  • Standardizimi dhe Kontrolli i Cilësisë: Ofrimi i mbështetjes për standardizimin e proceseve dhe procedurave të punës në organizatë, duke siguruar që ato të përmbushin kërkesat e cilësisë dhe normat ndërkombëtare. Ky shërbim synon të rrisë efikasitetin dhe të minimizojë gabimet në operacione.

 

  • Shërbime për Organizatat e Shoqërisë Civile: Ne ofrojmë mbështetje të personalizuar për organizatat e shoqërisë civile për të përgatitur projekte dhe për të zhvilluar strategji që kanë ndikim në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ky shërbim përfshin gjithashtu ndihmë në menaxhimin e granteve dhe monitorimin e implementimit.
  • Shërbime për Institucionet Shtetërore: Ne ofrojmë asistencë për institucionet shtetërore në zhvillimin e projekteve dhe strategjive që synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik. Pjesë e këtij shërbimi është mbështetja në krijimin e politikave dhe procedurave të menaxhimit të projekteve.
  • Shërbime për Bizneset dhe Sektorin Privat: Ne ofrojmë analiza të thelluara dhe mbështetje në zhvillimin e projekteve dhe strategjive që rrisin konkurrencën dhe pozicionimin e biznesit në treg. Ky shërbim përfshin gjithashtu asistencë për menaxhimin e granteve dhe optimizimin e operacioneve.

Klientët Tanë:

  • Organizata të Shoqërisë Civile: Ne mbështesim OJQ dhe organizata të tjera të shoqërisë civile në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin social dhe ekonomik.
  • Institucione Shtetërore: Ofrimi i mbështetjes për autoritetet publike në zhvillimin e politikave dhe implementimin e projekteve që përmirësojnë shërbimet publike dhe infrastrukturën.
  • Bizneset dhe Sektori Privat: Ofrimi i konsulencës për bizneset për të zhvilluar strategji rritjeje, për të menaxhuar projekte dhe për të optimizuar operacionet e tyre.