Ky shërbim ofron mbështetje të plotë gjatë të gjitha fazave të organizimit dhe realizimit të eventeve. Aktivitetet përfshijnë:
Koordinim i Aktiviteteteve dhe Pjesëmarrësve: Sigurojmë që të gjitha pjesët e eventit, përfshirë trajtimin e të ftuarve, sesionet, dhe aktivitetet paralele, të jenë të sinkronizuara dhe të shkojnë sipas planifikimit. Koordinimi i ekipit të organizatorëve dhe i vullnetarëve është gjithashtu pjesë e këtij shërbimi për të siguruar një realizim të suksesshëm të eventeve.
Suport në Terren: Ne ofrojmë mbështetje të plotë në terren gjatë eventeve, duke përfshirë ndihmën për menaxhimin e fluksit të pjesëmarrësve, ndihmën e stafit të eventit dhe zgjidhjen e problemeve që mund të lindin gjatë zhvillimit të aktiviteteve. Kjo përfshin gjithashtu mbështetje për logjistikën e ngjarjes, si dhe zgjidhjen e çdo kërkese të papritur.
Menaxhimi i Kohës dhe Burimeve në Terren: Sigurojmë që çdo aktivitet të realizohet sipas kohëzgjatjes së përcaktuar dhe të gjitha burimet (materiale, njerëzore dhe teknike) të jenë të disponueshme dhe të përdoren në mënyrë efikase.