Archives: Events

Suksesi i “Wine and Paint” – Kreativiteti takon menaxhimin e projekteve! 

Brain Nest Institute ju fton në eventin e parë “Wine and Paint”, ku kreativiteti dhe menaxhimi i projekteve do të ndërthuren në një eksperiencë unike. Mes ngjyrave dhe ideve, do të keni mundësinë të krijoni jo vetëm art, por edhe lidhje të reja dhe perspektiva ndryshe mbi menaxhimin e projekteve. Një mënyrë e re për të zhvilluar mendimin kreativ dhe strategjik Lidhje profesionale dhe bashkëpunime të reja Një ambient relaksues për të eksploruar idetë dhe inovacionin 👉 Rezervo vendin tënd dhe bëhu pjesë e këtij udhëtimi kreativ!

“Blueprints to success: Career Mapping through Vision Boards” event

Po vjen workshop-i “Blueprints: Career Mapping through Vision Boards”, një eksperiencë unike për të rinjtë që duan të eksplorojnë rrugën e tyre profesionale në mënyrë kreative dhe strategjike. Ky aktivitet do të sjellë reflektim, frymëzim dhe qartësi për të ardhmen, duke kombinuar krijimtarinë me objektiva konkrete të karrierës. Pjesëmarrësit do të angazhohen në ushtrime vetë-eksplorimi, do të ndajnë histori dhe ide, dhe do të ndërtojnë një vision board personal që shërben si hartë për ëndrrat dhe qëllimet e tyre.