Profesioniste dinamike dhe e orientuar drejt rezultateve, me përvojë të gjerë në lidershipin strategjik, zhvillimin e projekteve dhe fuqizimin e të rinjve. Me një eksperiencë disa vjecare në menaxhimin e granteve, zhvillimin e politikave dhe ndërtimin e kapaciteteve, ka kontribuar me sukses në nisma të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ekspertiza e saj përfshin hartimin dhe zbatimin e projekteve në punësimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe transformimin dixhital, me fokus në programet e financuara nga BE-ja, dialogun e strukturuar dhe avokimin. Një konsulente e aftë, që ka bashkëpunuar me institucione, OJQ dhe entitete private për të nxitur ndryshime me ndikim dhe të qëndrueshme. E apasionuar pas fuqizimit të profesionistëve dhe organizatave të reja, ajo punon vazhdimisht për të ngushtuar hendekun midis arsimit, punësimit dhe sipërmarrjes.