Asistencë Teknike në Menaxhimin e Projekteve dhe Granteve

Asistencë Teknike dhe Shkrim i Projekt Propozimeve

Menaxhimi i Projekteve: Ne ofrojmë mbështetje në implementimin dhe menaxhimin e projekteve duke siguruar që ato të ekzekutohen në përputhje me planet, buxhetet dhe afatet e përcaktuara. Pjesë e shërbimit është ndihma për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që mund të shfaqen gjatë zbatimit.

Menaxhimi i Granteve: Për organizatat që menaxhojnë fonde të dhëna nga donatorët, ne ofrojmë mbështetje në menaxhimin e granteve, duke siguruar që financimi të përdoret në mënyrë efikase dhe në përputhje me kërkesat e donatorëve. Pjesë e këtij shërbimi është mbajtja e dokumentacionit dhe përgatitja e raporteve të nevojshme.

Monitorimi dhe Vlerësimi: Ne ofrojmë shërbime për monitorimin dhe vlerësimin e projekteve për të siguruar që ato të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Ky shërbim përfshin mbikëqyrjen e aktiviteteve, matjen e impaktit dhe rishikimin e performancës për të siguruar përmirësimin e vazhdueshëm.