Po vjen workshop-i “Blueprints: Career Mapping through Vision Boards”, një eksperiencë unike për të rinjtë që duan të eksplorojnë rrugën e tyre profesionale në mënyrë kreative dhe strategjike.
Ky aktivitet do të sjellë reflektim, frymëzim dhe qartësi për të ardhmen, duke kombinuar krijimtarinë me objektiva konkrete të karrierës. Pjesëmarrësit do të angazhohen në ushtrime vetë-eksplorimi, do të ndajnë histori dhe ide, dhe do të ndërtojnë një vision board personal që shërben si hartë për ëndrrat dhe qëllimet e tyre.