Ekipi Yne
May 28, 2025 2025-09-10 13:14Ekipi Yne
Enxhi Lipa
CEO/ Founder
Profesioniste dinamike dhe e orientuar drejt rezultateve, me përvojë të gjerë në lidershipin strategjik, zhvillimin e projekteve dhe fuqizimin e të rinjve. Me një eksperiencë disa vjecare në menaxhimin e granteve, zhvillimin e politikave dhe ndërtimin e kapaciteteve, ka kontribuar me sukses në nisma të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ekspertiza e saj përfshin hartimin dhe zbatimin e projekteve në punësimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe transformimin dixhital, me fokus në programet e financuara nga BE-ja, dialogun e strukturuar dhe avokimin. Një konsulente e aftë, që ka bashkëpunuar me institucione, OJQ dhe entitete private për të nxitur ndryshime me ndikim dhe të qëndrueshme. E apasionuar pas fuqizimit të profesionistëve dhe organizatave të reja, ajo punon vazhdimisht për të ngushtuar hendekun midis arsimit, punësimit dhe sipërmarrjes.
Amanda Peza
Communication & Administrative Specialist
Si Specialiste e Komunikimit dhe Administratës në Brain Nest Institute, ajo luan një rol kyç në forcimin e imazhit të institutit dhe në mbështetjen e funksionimit të përditshëm. Ajo harton dhe zbaton strategjitë e komunikimit, menaxhon përmbajtjen për kanalet digjitale dhe mediatike, si dhe siguron promovimin efektiv të programeve dhe shërbimeve të institutit.
Në anën administrative, ajo koordinon proceset e brendshme, organizon evente dhe aktivitete institucionale, menaxhon dokumentacionin dhe mbështet drejtuesit ekzekutivë me asistencë operative. Ajo është gjithashtu një urë lidhëse me partnerët, klientët dhe palët e interesit, duke garantuar një komunikim profesional dhe të vazhdueshëm.
Falë kombinimit të aftësive në komunikim, promovim dhe menaxhim administrativ, ajo kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e vizibilitetit, efikasitetit dhe ndikimit të Brain Nest Institute.