Programi “Edukimi dhe Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor” synon të fuqizojë individët dhe profesionistët nga fusha të ndryshme përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse në hartimin e kurrikulave profesionale, trajnimeve praktike dhe workshop-eve tematike. Programi adreson nevojat specifike të administratës shtetërore, organizatave civile, bizneseve dhe dhomave ekonomike, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të qëndrueshme dhe rritjen e kapaciteteve për një shoqëri dhe ekonomi më të fortë.
Qëllimi i Programit:
Të zhvillojë kapitalin njerëzor përmes edukimit cilësor dhe trajtimit të nevojave specifike për aftësi dhe kompetenca, duke kontribuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe përgatitjen e një workforce të aftë për të përballuar sfidat e tregut dinamik të punës.
Objektivat e Programit:
1. Rritja e cilësisë së kapitalit njerëzor, duke mbështetur zhvillimin profesional dhe personal të individëve për t’i bërë ata më të aftë për t'iu përshtatur tregut dinamik të punës.
2. Përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik, privat dhe organizatave civile për një ndikim më të gjerë dhe të qëndrueshëm.
3. Përputhja me kërkesat e tregut të punës, përmes zhvillimit të programeve të trajnimit dhe kurrikulave që reflektojnë trendet dhe nevojat aktuale të sektorëve ekonomikë dhe shoqërorë.
4. Nxitja e zhvillimit të karrierës dhe punësimit, duke ofruar qasje të përmirësuar në aftësitë dhe njohuritë që i bëjnë individët më konkurrues në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.
5. Forcimi i kulturës së mësimit gjatë gjithë jetës, duke inkurajuar edukimin e vazhdueshëm dhe përmirësimin e aftësive si një bazë për zhvillim të qëndrueshëm.
Grupi i Synuar
Individë dhe profesionistë të rinj të ҁdo fushe Specialistë dhe punonjës të administratës shtetërore Punonjës pranë organizatave të shoqërisë civile (kombëtare dhe ndërkombëtare) Punonjës pranë bizneseve të vogla apo të mesme, start-upeve apo kompanive të konsoliduara Punonjës pranë dhomave të tregëtisë apo dhomave ekonomike (shqiptare ose të huaja)PI I SYNUAR