Rreth Nesh

BRAIN NEST INSTITUTE

Ndërtojmë gjeneratat e profesionistëve të së ardhmes!

Rreth Nesh

Instituti Brain Nest është një agjenci trajnimi, eventesh dhe konsulence e profilizuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe menaxhimin e projekteve.

Qëllimi

Qëllimi i Institutit Brain Nest është të jetë një partner i besueshëm biznesi dhe sistem suporti për klientët e saj me qëllim përmirësimin e kompetencave dhe impaktit të tyre në treg. Nëpërmjet programeve aktive, Instituti Brain Nest synon të kapërcejë hendekun midis arsimit formal dhe tregut të punës duke ofruar programe/shërbime gjithëpërfshirëse të zhvillimit të aftësive të përshtatura për nevojat e fuqisë punëtore të ardhshme.

VIZIONI YNË

Të ndërtojmë gjeneratat e profesionistëve të së ardhmes nëpërmjet ofrimit të programeve të specializuara në zhvillimin e aftësive të buta dhe teknike në përputhje me nevojat e tregut të punës.Ne aspirojmë t'i pajisim individët me aftësitë dhe kompetencat e nevojshme të kërkuara nga industritë në zhvillim, duke lehtësuar kështu integrimin e tyre në tregun e punës

MISIONI

Fuqizimi i profesionistëve të rinj për zgjidhjen e sfidave të shek.21 dhe problemeve komplekse sociale, ekonomike dhe mjedisore nëpërmjet zhvillimit personal dhe profesional për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirje sociale.