Organizimi i trajnimeve

Organizimi i trajnimeve

Organizimi i trajnimeve profesionale 1-6 mujore, të fokusuara në zhvillimin e aftësive praktike dhe përmirësimin e njohurive teknike për individë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Trajnimet Profesionale

Hartim dhe Menaxhim Projektesh-Niveli I

Ky trajnim ka për qëllim të pajisë pjesëmarrësit me bazat e menaxhimit të projekteve, duke u fokusuar në ciklin e projektit nga konceptimi deri te zbatimi. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje: Të hartojnë një propozim projekti bazuar në nevojat e një grupi të caktuar. Të kuptojnë dhe zbatojnë elementët kryesorë të planifikimit dhe zbatimit të projekteve. Të zhvillojnë një plan pune dhe një strukturë organizative për projekte të vogla.
500
Mundësi pagese në 2 këste
  • Kohëzgjatja: 8 javë/16 Sesione (2 herë në javë)
  • Niveli: Fillestar
  • Grupi:10-15 persona
  • Tarifa për studentët: 300€ (Vlera e reduktimit 40%)

Menaxhimi i Ndihmes Financiare të Be-së Projektet IPA

Synon të thellojë njohuritë mbi ndihmën financiare të BE-së dhe kërkesat specifike të programeve IPA (Instrument për Ndihmën e Para-Aderimit). Objektivat përfshijnë: Të kuptojnë procesin e përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve në kuadër të fondeve IPA. Të mësojnë teknikat e raportimit financiar dhe administrativ për të përmbushur standardet e BE-së. Të zhvillojnë aftësi për të menaxhuar partneritetet ndërkombëtare dhe proceset logjistike.
750
Mundësi pagese në 2 këste
  • Kohëzgjatja: 8 javë/16 Sesione (2 herë në javë)
  • Niveli: Mesatar/i Avancuar
  • Grupi: 8-10 persona
  • Tarifa për studentët: 470€ (Vlera e reduktimit 40%)

Shkrimi i Projekt Propozime Te të Suksesshme

Trajnimi përqendrohet në ndërtimin e aftësive për të hartuar projekt propozime konkurruese dhe të qëndrueshme. Objektivat përfshijnë: Të identifikojnë dhe analizojnë thirrjet për aplikim. Të zhvillojnë një ide projekti në përputhje me objektivat e donatorëve. Të strukturojnë dokumentacioni e nevojshëm dhe të përgatitin një buxhet të qartë dhe realist.
350
  • Kohëzgjatja: 4 javë/ 8 Sesione (2 herë në javë)
  • Niveli: Fillestar/Mesatar
  • Grupi:10-15 persona
  • Tarifa për studentët: 210€ (Vlera e reduktimit 40%)

Monitorimi dhe Vlerësimi i Projekteve

Ky trajnim ka për qëllim të forcojë aftësitë për monitorimin dhe vlerësimin e efektivitetit dhe impaktit të projekteve. Objektivat kryesore janë: Të krijojnë një sistem të strukturuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave. Të përdorin indikatorë për të matur rezultatet dhe ndikimin e projektit. Të raportojnë gjetjet e monitorimit dhe të propozojnë përmirësime për projektet në vazhdim
500
  • Kohëzgjatja: 6 javë / 12 Sesione  (2 herë në javë)
  • Niveli: Fillestar/Mesatar
  • Grupi: 10-15 persona
  • Tarifa për studentët: 300€ (Vlera e reduktimit 40%)

Komunikimi dhe Vizibiliteti i Projekteve

I krijuar për të mësuar pjesëmarrësit se si të promovojnë projektet dhe aktivitetet e tyre në mënyrë efektive. Objektivat përfshijnë: Të zhvillojnë strategji të komunikimit dhe vizibilitetit që rrisin ndërgjegjësimin dhe angazhimin e publikut. Të krijojnë materiale promovuese dhe përmbajtje për platformat online dhe offline. Të organizojnë aktivitete dhe fushata për rritjen e ndikimit të projekteve
350
  • Kohëzgjatja: 5 javë/ 10 Sesione  (2 herë në javë)
  • Niveli: Fillestar/Mesatar
  • Grupi:10-15 persona
  • Tarifa për studentët: 210€ (Vlera e reduktimit 40%)

Menaxhimi Financiar i Projekteve

Fokusuar në aftësitë për planifikimin, menaxhimin dhe raportimin financiar të projekteve, ky trajnim ka për qëllim: Të hartojnë një buxhet të detajuar dhe të parashikojnë kostot e projektit. Të menaxhojnë financat në përputhje me politikat dhe standardet ndërkombëtare. Të krijojnë raporte financiare të sakta dhe transparente për donatorët dhe partnerët.
500
  • Kohëzgjatja: 4 javë / 8 Sesione (2 herë në javë)
  • Niveli: Fillestar/Mesatar
  • Grupi: 10-15 persona
  • Tarifa për studentët: 300€ (Vlera e reduktimit 40%)